KryesoreLajme

Pashkët si udhë shprese: Besimtarët bashkohen për familjen, jetën dhe të ardhmen

Besimtarë nga e gjithë Shqipëria u bashkuan në atmosferën e shenjtë të Pashkëve përmes riteve të Udhës së Kryqit dhe procesioneve të Epitafit, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe ringjalljeje.

Imzot Arjan Dodaj theksoi nevojën për të investuar tek familja dhe jeta, si mënyra e vetme për të shmangur dimrin demografik që po kërcënon të ardhmen e vendit. Në prag të Pashëve, mesazhi i Imzot Arjan Dodajt, Arqipeshkëv i Metropolit Tiranë-Durrësit, i ka dhënë thellësi reflektimit kombëtar.

“Kemi nevojë të ivestojmë te bukuritë që gjeneojnë të ardhme te familja dhe çiftet e reja që zgjedhin ta ndërtojnë jetën në Shqipëri.

Dodaj theksoi se pa vizion dhe përkushtim mund të thellohemi në një “dimër demografik” të pakthyeshëm që po kërcënon vendin.

Ndërkohë qytetarët i qëndruan besinkë ritit të përbashkimit përmes ushqimit tradicional , duke uruar njëri-tjetrin për Pashkët me shpresë, paqe dhe ringjallje.

Një ditë më parë në Shkodër dhe në Lezhë u zhvilluan procesionet tradicionale të “Udhës së Kryqit”, ku besimtarë të shumtë të udhëhequr nga kleri katolik, përshkruan rrugët e qyteteve duke përkujtuar mundimet e Jezu Krishtit. Arqipeshkëv i Shkodrës Xhovani, në mesazhin e tij për Pashkët u ndal në një moment të rëndësishëm që po prëjeton vendi në prag të zgjedhjeve. Ai bëri thirrje për një zgjim të ndërgjegjes morale,duke theksuar se Shqipëria meriton të besojë në një të ardhme më të mirë.

Monosinjor Otavio Vitale i Dioqezës së Lezhës uroi që mesazhi i Krishtit të shndërrohet në dritë paqjeje dhe dashurie për të gjithë.

Në Krocë, ceremonia e Epitafit mblodhi besimtarë ortodoksë dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët me qirinj të ndezur dhe përkushtim shpirtëror, përjetuan ndalesat simbolike të rrugës së kryqit.

I njëjti ritual u përcoll me solemnitet edhe në qytetin e Beratit, ku besimtarët ndoqën procesionin nënë udhëheqjen e hirësisë së tij Asti dhe klerikëve të tjerë të qytetit.

Fieri gjithashtu u përfshi nga atmosfera e shenjtë. Procesiioni i Epitafit u shoqërua nga Banda Frymore e qytetit dhe mesazhi i natës përçoi besim, shpresë, ringjallje.

Nga veri në jug, tingulli i kambanave dhe drita e qirinjve janë bërë një gjuhë e përbashkët lutjeje, në pritje të mëngjesit të ringjalljes. Shqipëria feston Pashkët mes traditës, besimit dhe dëshirës për jetë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button