“Shpresa Demokrate” hap thirrje për aplikime për pozita të larta drejtuese në institucionet shtetërore dhe publike

Qeveria Teknike e “Shpresës Demokrate” ka publikuar thirrje për aplikime, duke ftuar qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, të shprehin interesimin e tyre për pozita të larta drejtuese në institucionet shtetërore dhe publike.
Sipas njoftimit të publikuar nga kjo organizatë, thirrja u drejtohet profesionistëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët kanë përgatitje universitare dhe përvojë profesionale në sektorët përkatës.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, janë përfshirë pozita drejtuese në ministri që mbulojnë fusha si ekonomia, financat, kontabiliteti, arsimi, shkenca, teknologjia, inovacioni, drejtësia, diplomacia, mbrojtja, infrastruktura, transporti, mjedisi, energjia, turizmi, shëndetësia, mirëqenia sociale, bujqësia, blegtoria, pylltaria, peshkimi, pronat, minierat, kultura, rinia dhe sporti.
Përveç ministrive, thirrja përfshin edhe pozita drejtuese në institucione dhe struktura të sigurisë, përkatësisht në polici, shërbimin e inteligjencës dhe strukturën e emërtuar në njoftim si “Byroja Kombëtare e Hetimit – FBI”.
Kriteret për aplikim
Sipas njoftimit, kandidatët e interesuar duhet të zotërojnë diplomë universitare dhe përvojë pune në fushën për të cilën aplikojnë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se aplikimi është i hapur për qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, duke synuar përfshirjen e profesionistëve me ekspertizë dhe përvojë në fusha të ndryshme të administrimit dhe drejtimit institucional.
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të specifikojnë sektorin e preferuar, në përputhje me përgatitjen akademike, ekspertizën dhe përvojën e tyre profesionale.
Blic Albania



