Rama pret ambasadorin francez Huchet, flasin për Lojërat Mesdhetare dhe nisma të përbashkëta në arsim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Jean-François Huchet.
Rama, ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorin kanë diskutuar për shkëmbime mes shkollave, mësimin e gjuhës frënge dhe nisma të përbashkëta në arsim, kulturë e teknologji.
Postimi:
Partneritetet kanë vlerë kur krijojnë mundësi për të rinjtë dhe projekte që i mbesin qytetit.
Në Odën e Kryeqytetit, prita Ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet. Diskutuam për shkëmbime mes shkollave, mësimin e gjuhës frënge dhe nisma të përbashkëta në arsim, kulturë e teknologji.
Prishtina 2030 kërkon angazhim të përbashkët dhe përshpejtim të përgatitjeve andaj bashkëpunimi me Francën mund të ndihmojë që kjo mundësi e madhe të kthehet në projekte që do t’i shërbejnë qytetit edhe shumë pas vitit 2030.



