KryesoreLajme
Kryesore

Mashtrimi i shekullit: Rama përdor AI për të sulmuar kundërshtarët, ja çka thotë për Chris LaCivita?

Edi Rama ka kaluar çdo limit. Po aq të tejkaluara janë edhe qëllimet e tij djallëzore për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

E nisi 12 vite më parë duke futur në Parlament njerëz me rekorde kriminale, e vazhdoi me patronazhistët, koncesionet korruptive dhe keqpërdorimin e institucioneve publike.

Sot, ndërsa aleatët e tij ndodhen në burg, bashkë me numrin 2 të PS -së Erion Veliaj, – me të cilin vodhi e bleu zgjedhjet e para dy viteve në Tiranë, – e vetmja kartë që i ka mbetur për fushatën është propaganda: premtimi për integrimin në BE deri në 2030 dhe ëndrra për pasaporta europiane.

Por Berlini e nxori Ramën “lakuriq” – duke i hedhur poshtë mashtrimet vetëm një ditë pas fillimit të fushatës.
Ndërkohë, shqiptarët çdo ditë e më shumë po përballen me pasojat e tmerrshme të 12 viteve keqqeverisje: shkatërrimin ekonomik, shpopullimin masiv, korrupsionin dhe gënjeshtrat.

Dhe tani, në përpjekjen e tij të fundit për të mashtruar dhe manipuluar qytetarët, Edi Rama ka futur në lojë inteligjencën artificiale (IA).

Me porosi të tij, stafi i fushatës zgjedhore shpërndau dje në rrjetet sociale video të fabrikuar me teknologjinë deepfake, ku përdoret fytyra e deputetit të PS-së, Vullnet Sina, për ta paraqitur sikur është Chris LaCivita, strategu i fitores së Donald Trump dhe drejtuesi aktual i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri.

E sot videon e shpërndau në facebook e tij duke angazhuar ushtrinë e patronazhistëve t’a shpërndajnë e komentojnë si pjesë e tallavasë, cirkut e manipulimit.

Por kjo është një shkelje e rëndë e ligjit zgjedhor, akt flagrant manipulimi, shpifjeje, dhe cenimi të identitetit personal të LaCivita.

Po pse e bën Rama?
Me këtë veprim, Edi Rama përpiqet të ngatërrojë opinionin publik dhe të dëmtojë figurën e një prej strategëve më të suksesshëm të fushatave zgjedhore në SHBA, i cili sot qëndron në krah të Sali Berishës për të sjellë fitoren e Partisë Demokratike dhe për të ndërtuar një Shqipëri madhështore.

“12 vitet e fundit kanë qenë një dështim i tmerrshëm. Atëherë pse do të votoje për partinë ose personin që është përgjegjës për to?” tha LaCivita dje gjatë takimit me të rinjtë demokratë ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin ndryshimin më 11 maj, duke votuar numrin 1.

Për këtë falsifikim të turpshëm, Chris LaCivita ka një mesazh për kryeministrin e dështuar dhe të rrezikshëm të Shqipërisë.

Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat.
Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.
Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button