Lajme

Marisa Nito paraqitet sërish në SPAK, pyetet për hetimet ndaj Erion Veliajt

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), këtë të mërkurë.

Burime bëjnë me dije se Nito mbërriti në zyrat e SPAK rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe disa anëtarëve të familjes së tij.

Kjo është hera e dytë që Marisa Nito thirret nga prokurorët për të dhënë dëshminë e saj. Ajo është marrë në pyetje edhe në fillim të muajit janar, për të njëjtën çështje hetimore.

Ende nuk dihet se çfarë detajesh të reja ka ofruar Nito në këtë seancë të dytë dëshmie, ndërsa hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijojnë të zgjerohen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button