ChatGPT arrin rekord të ri me 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT, ka shënuar një rekord të ri duke arritur në 700 milionë përdorues aktivë javore, një shifër katër herë më e lartë se një vit më parë.
Sipas të dhënave, përdoruesit kalojnë mesatarisht 16 minuta në ditë në këtë platformë, duke gjeneruar mbi 2.5 miliardë kërkesa çdo ditë, çka e rendit ChatGPT ndër shërbimet më të përdorura globalisht në fushën e inteligjencës artificiale.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të përdorimit, kompania OpenAI ende shpenzon më shumë sesa fiton dhe nuk pritet të bëhet fitimprurëse përpara vitit 2029.
Si pjesë e strategjisë për rritjen e të ardhurave, OpenAI po shqyrton mundësinë e integrimit të reklamave në platformë, duke synuar që ato të jenë “të menduara dhe të shijshme” për përdoruesit.
Edhe konkurrenti i saj kryesor, xAI i Elon Musk, ka bërë të ditur se planifikon të fusë reklama në përgjigjet e chatbot-it të tij Grok.