Lajme
Kryesore

Lajm i Bujshëm nga Uashingtoni: Antal Rogan Hiqet nga Lista e Sanksioneve të SHBA-së

Në një zhvillim të papritur nga Uashingtoni, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, telefonoi homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, për t’i konfirmuar se Antal Rogan, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, është hequr nga lista e sanksioneve amerikane.

Rogan, i njohur si një nga personat më të afërt me Orbanin, u shpall non-grata nga administrata e Joe Biden, një vendim që ka ngjallur shumë diskutime. Rubio theksoi se heqja e Rogan nga lista e sanksioneve u bë pasi “dezinjimi i tij nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA.”

Ky zhvillim ngjason me rastin e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, dhe ka shkaktuar reagime të forta, sidomos nga mediat e majta dhe politikanët liberalë, të cilët e kishin paralajmëruar se heqja e non-gratës për Rogan do të ishte një proces i vështirë. Sidoqoftë, ky vendim ka treguar të kundërtën.

Në vitin e kaluar, qeveria hungareze e kishte akuzuar administratën amerikane se nuk kishte prova konkrete ndaj Rogan, por vetëm informacion nga burime të lidhura me George Soros dhe organizatat e tij. Ky vendim erdhi pas largimit të ambasadorit amerikan në Hungari, i cili gjithashtu akuzohej për lidhje me Sorosin.

Në një deklaratë të bërë nga qeveria hungareze në janar, u theksua se të dhënat e dërguara në SHBA nga organizatat e Sorosit nuk mund të konsideroheshin prova ligjore. Për më tepër, pas vendimit për shpalljen non-grata, Orban kishte deklaruar se Hungaria do të bëhej vendi i parë që do të zhdukë çdo gjurmë të Sorosit nga territori i saj.

Heqja e non-gratës për Rogan është një tjetër hap në politikën e jashtme të Hungarisë, që duket se synon të minimizojë ndikimin e disa faktorëve ndërkombëtarë në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button