Lajme

Reagime të Ashpra nga Diaspora Pas Postimit të Ramës për Integrimin Europian

Një postim i kryeministrit Edi Rama, ku ai ndante një fotografi të një familje të re shqiptare që jeton në Gjermani, duke mbajtur zarfin e votimit në dorë, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga qytetarët shqiptarë në Facebook. Rama e cilësoi këtë foto si “prekëse dhe frymëzuese”, duke theksuar përpjekjet e përbashkëta për një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Në postimin e tij, ai shprehte falënderime për këtë familje dhe premtoi pasaportën europiane për shqiptarët, duke shpresuar që brezat e rinj të mos jenë më “banorë të dorës së dytë të Europës”. Megjithatë, ky premtim ka ngjallur një valë reagimesh kritike, veçanërisht nga diaspora.

Pavarësisht se stafi i Ramës ka fshirë shumë komente, disa mesazhe kanë arritur të kapen dhe shprehin pakënaqësinë e emigrantëve. Ata e akuzojnë Ramën për “shpopullimin” e Shqipërisë, duke theksuar se shumë të rinj janë detyruar të largohen për një jetë më të mirë jashtë vendit, për shkak të kushteve të vështira në atdhe. Komentuesit shprehen me cinizëm dhe ironizojnë premtimin për pasaportën europiane, duke theksuar se shumë shqiptarë që mbetën në Shqipëri janë tashmë të moshuar, dhe se rinia është tashmë larguar.

Një komentues shkruan: “Na ke shpërblyer, rri pa merak. Rininë e Shqipërisë e ke futur në Europë, vetëm pleqtë e plakat të kanë mbetur pa futur.”

Një tjetër shton me ironi: “Me vërtetë? Sapo ta marrim atë pasaportë do ikin nëpër Europë edhe ata shqiptarë që kanë mbetur…”

Ky reagim tregon pakënaqësitë e thella të diasporës dhe shpreh pasigurinë për politikat e qeverisë në lidhje me emigracionin dhe zhvillimin e vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button