Sport

Kupa e Italisë në kulmin e saj: Kush do të shkojë në finale?

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë mbërrijnë në momentin më vendimtar, teksa luhen ndeshjet e kthimit që do të përcaktojnë dy finalistët e këtij sezoni. Spektakli i madh vjen këtë të mërkurë me një përballje që ndez gjithmonë skenën e futbollit italian: Derbi i Milanos, Inter kundër Milanit, në orën 21:00.

Një klasik i vërtetë që tejkalon thjesht sportin – me “zikaltrit” që ëndërrojnë tripletën dhe “djajtë e kuq” që shpresojnë të shpëtojnë sezonin e trazuar, duke synuar të paktën një tjetër trofe pas Superkupës. Në këtë duel epik, më shumë se një vend në finale, në lojë është krenaria, historia dhe e ardhmja.

Por emocione nuk do të mungojnë as të enjten, po në orën 21:00, kur Bolonja përballet me Empolin për vendin tjetër në finale. Dy skuadra që kanë befasuar të gjithë me rrugëtimin e tyre në këtë edicion të Kupës së Italisë. Bolonja, me një sezon të shkëlqyer në kampionat dhe një skuadër plot besim, kërkon të vazhdojë ëndrrën. Ndërkohë, edhe pse Empoli vjen pas një humbjeje në shtëpi, nuk është gati të dorëzohet – sepse në futboll, gjithçka është e mundur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button