Lajme
Kryesore

Berisha reagim të ashpër ndaj Ramës: Është turp të quhet baba me fjalët që tha për fëmijët autikë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ashpër gjatë një konference për shtyp ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, të cilat i cilësoi si fyese ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

“Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj që janë ata”, deklaroi Berisha me ton të ashpër.

Ai e konsideroi deklaratën e Ramës një “superskandal” dhe e krahasoi me figura famëkeqe të historisë si Adolf Hitleri dhe Enver Hoxha, të cilët, sipas tij, kanë ushtruar përçmim dhe diskriminim ndaj fëmijëve me çrregullime apo me nevoja të veçanta.

“Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve… Edhe ai (Hitleri) me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte,” shtoi ai.

Berisha theksoi se pas çdo fëmije autik qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm, si nga vetë fëmijët, ashtu edhe nga prindërit e tyre, sidomos nënat që përballen me vështirësi të shumta për të edukuar dhe përkrahur fëmijët e tyre.

“Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar,” përfundoi ai.

Reagimi i Berishës vjen në një kohë kur deklaratat e kryeministrit kanë shkaktuar valë indinjate në opinionin publik, duke u konsideruar si diskriminuese dhe të papranueshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button