Kosova U21 përballet sonte me Qipron, synohet fitorja e dytë radhazi

Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sonte me Qipron U21, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian U21, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027.
“Dardanët” e rinj kanë zhvilluar të martën stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje, duke e përmbyllur përgatitjet për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova U21 vjen në këtë takim pas fitores bindëse 3-0 ndaj San Marinos, rezultat që i ka dhënë skuadrës shtysë për të kërkuar një tjetër paraqitje pozitive.
Ndeshja me Qipron do të jetë e parafundit për Kosovën U21 në këtë cikël kualifikues. Pas saj, Kosova do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit më 6 tetor, kur në shtëpi do të përballet me Finlandën U21.
Aktualisht, Kosova renditet në vendin e katërt në grup me 11 pikë dhe nuk ka më gjasa për kualifikim në Kampionatin Evropian U21. Spanja kryeson grupin me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 19 pikë.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa hyrja për tifozët është falas.
Ndeshja Kosovë U21 – Qipro U21 nis në ora 19:00.



