Berisha: Edi Rama po rrokulliset, shqiptarët do të japin verdiktin përfundimtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet politike të fundit dhe zgjedhjet që priten, duke theksuar se për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e kryeministrit Edi Rama.
Berisha e cilësoi Ramën si një lider të aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë gjithçka për të siguruar vota, por e pa shpresë përballë verdiktit të shqiptarëve. Ai e përshkroi këtë periudhë si një tur të jashtëzakonshëm, me pritje fantastike dhe mbështetje të madhe nga qytetarët kudo që ka udhëtuar.
“I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha, duke shtuar se kundërshtarët e tij janë shfaqur si “rrogëtarë, njerëz jo të lirë, të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqet tjera”.
Përfundimisht, ai bëri thirrje që shqiptarët të besojnë vetëm në zemrat dhe mendjet e tyre dhe të mos lejojnë asnjë ndikim nga përpjekje primitive për të manipuluar opinionin publik.