Sport
10 Ndeshje të Ligës së Kombeve sonte

Liga e Kombeve rikthehet sot me një mbrëmje të ngjeshur me 10 ndeshje.
Spanja pret Kroacinë në një përballje që premton spektakël, ndërsa Anglia udhëton drejt Çekisë për një tjetër duel të fortë.
Ndeshje interesante priten edhe në Ligën B. Skocia përballet me Zvicrën, ndërsa Sllovenia luan kundër Maqedonisë së Veriut, të dyja po ashtu nga ora 20:45.
Programi më i ngjeshur është në Ligën C. Që nga ora 18:00 startojnë Finlanda – Bjellorusia dhe Moldavia – Ishujt Faroe. Nga ora 20:45 luhen: Bullgaria – Estonia, Luksemburgu – Islanda, Sllovakia – Kazakistani dhe San Marino – Shqipëria, ku kuqezinjtë kërkojnë vetëm fitoren.
Të gjitha ndeshjet premtojnë luftë për pikë dhe për kreun e grupeve.



