Lajme
Kryesore

Fluks i lartë hyrjesh në Kapshticë për festat e Pashkëve

Gjatë 72 orëve të fundit, pika kufitare e Kapshticës ka përjetuar një fluks të konsiderueshëm të hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vend. Më shumë se 18 mijë persona kanë hyrë nga kjo pikë kufitare, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Ky fluks është rezultat i pushimeve për festat e Pashkëve, ku shumë qytetarë kanë zgjedhur të rikthehen në atdhe për t’i kaluar këto ditë pranë familjarëve të tyre.

Aktualisht, situata në Kapshticë paraqitet e qetë, pa radhë apo vonesa. Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se janë hapur pesë sportele për të menaxhuar fluksin në mënyrë sa më efikase dhe për të garantuar një përpunim të shpejtë të udhëtarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button