Kosova
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar në rrugën “Lezha” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 22:00, pasi një qytetar ka raportuar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.



