Kosova

Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, me datën 22.10.2026, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.

Operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe institucionet e tjera relevante.

“Për detaje të tjera lidhur me operacionin, opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës”, thuhet në Komunikatë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button