Lajme

Dy kompani të lidhura me qeverinë, fitues të tenderëve për asfalt elektoral në Lezhë

Dy kompani të lidhura ngushtë me qeverinë e Edi Ramës, “Salillari” dhe “2T”, janë shpallur fituese të një tenderi prej rreth 2.5 milionë eurosh, i cili ka të bëjë me asfaltimin e rrugëve në Lezhë. Ky tender, i zhvilluar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka shkaktuar dyshime të forta për abuzime me fondet dhe ligjin elektoral.

Denoncimi u bë nga kandidati për deputet i PD-së në Lezhë, Gjin Gjoni, i cili në 6 prill të këtij viti akuzoi Bashkinë e Lezhës për kryerjen e punimeve për asfalt elektoral pa asnjë shenjë dalluese dhe pa procedurë publike. Ky denoncim u mbështet nga një veprim i mëpasshëm i Bashkisë, e cila në 14 prill shpalli rezultatet e tenderit për “Sistemimin dhe Asfaltimin e Rrugëve Rurale”, me një fond limit prej 2.6 miliardë lekësh, ose mbi 2 milionë euro.

Në këtë tender, janë shpallur fitues disa operatorë ekonomikë, ndër ta edhe “Salillari”, që drejtohet nga Pëllumb Salillari, dhe “2T”, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Kompania “Salillari” është aktualisht në gjykim për ndërtim të paligjshëm, ndërsa “2T” ka përfituar gjithashtu tendera të shumtë nga struktura qeveritare.

Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë për përdorimin e fondeve publike për interesa elektorale, duke akuzuar se ka pasur ndërhyrje flagrante në fushatën zgjedhore përmes asfaltit elektoral. Këtë të mërkurë, Arjan Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka kërkuar që Prokuroria të hetojë urgjentisht këtë çështje dhe të ndalë çdo formë të manipulimeve të tilla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button