Opinione

Çdo protestë është e organizuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë Kurti, duke filluar nga Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla…

Protestat e fundit kanë si pretekst vrasjen mizore të Arlinda Zekajt.

Qëllimi i opozitës është me ardhë në pushtet në çdo mënyrë-me ruajtur pasurinë e grabitur.

Nuk duhet të protestohet kundër Qeverisë Kurti, por është dashur dhe duhet të protestohet kundër kësaj opozite shkatërrimtare 20-vjeçare.

Pasojat e veprimeve të saj janë tragjike dhe të përjetshme, edhe për gjeneratat e ardhshme. Nga 12 qershori 1999 deri në vitin 2026, për 26 vite, kemi pasur qindra vrasje, vetëvrasje dhe vdekje aksidentale.

Pas 12 qershorit 1999 ishin 454 vrasje, ndërsa në vitin 2000 ishin 247 vrasje (përfshirë edhe vrasje të pazbuluara) – KMDLNJ.

Për këto vrasje, vetëvrasje dhe vdekje aksidentale, gjatë 20 viteve të pushtetit të kësaj opozite, nuk është dënuar dhe as nuk është kërkuar llogari nga askush. Aq më keq, dorëheqjen e ministres Gërvalla dhe të Sveçlës e kërkojnë partitë dhe deputetët opozitarë, të cilët, sipas këtij qëndrimi, mbajnë përgjegjësi për këto qindra vrasje, vetëvrasje dhe vdekje aksidentale të periudhës 1999–2020.

Në vitin 1984 ishin dy vrasje, ndërsa në vitin 1985 ishte një vrasje (Vjetari Statistikor i Kosovës, 1989).

Këto parti opozitare e kanë shkatërruar, copëtuar dhe uzurpuar Kosovën, përfshirë edhe organet e shtetit – drejtësinë. Pasojat e veprimeve të tyre sot po i vuan populli dhe Vetëvendosja (VV).

Para luftës së viteve 1998–1999, në Kosovë një banori i takonin 56 ari tokë. Në vitin 2014, kjo sipërfaqe ishte përgjysmuar, duke rënë në 28 ari për banor. Sipas parashikimeve të ekspertëve, në vitin 2050 një banori në Kosovë do t’i takojnë vetëm 4 ari tokë (Shefqet Pllana, prof. dr. Asllan Pushka, 2018).

Fshatrat janë bashkuar për shkak të ndërtimeve. Në Kosovë janë 5.140 kompani ndërtimi, të krijuara edhe për interesa biznesore të pushtetarëve (2014). Ndërsa në vitin 1988, në Kosovë kishte 130 njësi ndërtimore, 129 prej tyre të vogla, me nga 6 punëtorë, me përjashtim të KNI-së “Ramiz Sadiku”, e cila merrte pjesë në ndërtime edhe jashtë Kosovës (Vjetari Statistikor i Kosovës, 1989).

Në Kosovë janë shkatërruar dy degët kryesore ekonomike prodhuese, ashtu si edhe në Shqipëri. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, rreth 90% e aktivitetit ekonomik mbështetet në tregti – mallra të huaja – dhe në ndërtimtari, e cila po kontribuon në shkatërrimin e tokës bujqësore.

Po ashtu, në Shqipëri veprojnë mbi 3.000 firma ndërtimi (Tiranë, 2003).

“Një komb që shkatërron tokën e tij, shkatërron vetveten.” – Franklin D. Roosevelt, 1937.

Në Kosovë – Jugosllavi, për 45 vite, vetëm 9,7% e tokës ishte e zënë me ndërtime, rrugë, asfaltime dhe hekurudha (prof. dr. Azem Hajdini, 1985).

Krerët dhe politikanët opozitarë, gjatë 20 viteve të pushtetit, i uzurpuan dhe i blenë edhe me nga 1 euro për ari të tokës publike, e cila kapte sipërfaqen prej 178.853 hektarësh (Ismail Kastrati, 2021).

Kosova kishte 1.733 ndërmarrje industriale (prof. dr. Nexhat Qoqaj, 2004). Nga AKP-ja janë shitur dhe privatizuar 1.300 ndërmarrje publike për 760 milionë euro, ndërsa Kombinati i Duhanit në Nish të Serbisë është shitur për mbi 520 milionë euro (prof. dr. Musa Limani, 2018).

U shkatërrua edhe komunikacioni hekurudhor. Mbi 2,6 milionë kilogramë hekur nga vagonët e hekurudhave të Kosovës janë prerë dhe shitur ilegalisht për skrap në shtetet fqinje (Gazeta Express, 22 qershor 2007). Po ashtu, për skrap janë shitur edhe makineritë e fabrikave.

Maqedonisë dhe Malit të Zi iu dhanë 10.770 hektarë tokë. Në Kosovë u krijuan 55 mini-shtete serbe-kishtare, si pasojë e marrëdhënieve të këqija ndëretnike dhe ndërnjerëzore.

Pas 20 vitesh, VV-ja e shtriu sovranitetin në veri dhe e përmirësoi gjendjen sociale. Donika Gërvalla, ish-ministre e Punëve të Jashtme, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, iu drejtua përfaqësuesve të botës me mesazhin: “Mos i besoni Serbisë për asgjë, sepse ajo gënjen.”Në vitin 1988, martesat ishin 14.613, ndërsa shkurorëzimet 389 (Vjetari Statistikor i Kosovës, 1989). Në vitin 2001, 22,2% e grave ishin ndarë nga burrat (Dashamir Uruqi, 2001, Shkodër).

Ragip Mexhuani

Prishtinë

04.11.2026

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button