Opinione

PDK dhe AAK, me inatin që nuk po fitojnë, po insistojnë që të vijnë me dhunë në pushtet

Opozita, vitin e kaluar, 60 herë e shkeli Kushtetutën. Nuk votoi, bllokoi, bojkotoi Parlamentin dhe Qeverinë, pastaj PDK dhe AAK kanë ndryshuar taktikën e bllokimit, bojkotimit, mosvotimit. Tani këta nga Parlamenti mendojnë të vijnë në pushtet me dhunë, siç ndodhi para ca ditësh në Parlament, që u përdor dy herë dhunë ndaj Q. Kurtit. U gjuajt me vezë Kryeministri, prapë pas një dite, prapë në Parlament pati përleshje fizike. Pastaj deputetët e PDK-së dhe AAK-së, edhe me disa biznesmenë të tyre, po protestojnë para Q. Kurtit, për ta penguar atë që të mos hyjë në Qeveri. Qëllimi i PDK-së, AAK-së është për t’i uzurpuar Parlamentin dhe Qeverinë.
Edhe vitin e kaluar, 15 Prill 2025, pas seancës së parë të konstituimit të Parlamentit, PDK dhe AAK i thanë Kryeministrit dhe ministrave: mos më hyni në zyrë të Qeverisë. PDK dhe AAK po i thonë Q. Kurtit: i ke uzurpuar institucionet, tërhiqu nga Qeveria. Qëllimi i tyre është për t’i uzurpuar institucionet. Me të drejtë Avni Dehari i ka ndërprerë seancat, pasi VV-ja nuk është e sigurt në Parlament.
VV-ja është sulmuar fizikisht në Parlament edhe më 25 Korrik 2023. Që kur ka fituar VV-ja, kjo pa fakte është kritikuar, fyer, njollosur, kërcënuar dhe sulmuar.
Gjatë fushatave në Skenderaj, Albini, VV-ja gjuhet me gurë, tentim sulmi në komunikacion (Albini Kurti). Prapë në Skenderaj rrahet rëndë përfaqësuesi i VV-së së Skenderajt dhe u protestua kundër tij.
24 Prill 2026, Vlora Çitaku i thotë Albinit: Bashkëqeverisje ose jep dorëheqje, pas 4 ditësh PDK dhe AAK dhe krerët e OVL-së kërkojnë protesta për rrëzimin e Q. Kurtit. Këta nga 13.458 ushtarë i bënë 65.000 veteranë për vota (mbi 50.000 v. të rrejshëm), për të mbetur në pushtet.
Kjo opozitë, 20 vite në pushtet, u pasurua duke zhvatur shtetin, prandaj nuk e votoi Vetingun dhe insiston prapë që të vijë në pushtet. Këta i dhanë tokë Kosovës Malit të Zi dhe Maqedonisë, afër 11.000 HA, këta pranuan Decentralizimin – Komuna Serbe, Asociacionin. Këta i pranuan kishat serbe, 45 sosh me Status Special – Zona të Mbrojtura. Këto kisha janë quajtur Ortodokse, Ortodoks kemi qenë edhe ne. Këta i bënë 55 mini-shtete serbo-kishtare. Ashtu edhe veriu ishte i ndarë mbi 20 vite. Këta i uzurpuan edhe 178.853 HA tokë publike. Ashtu i shkatërruan 1733 fabrika, makineritë e tyre i shitën për skrap në shtetet fqinje, objektet dhe trojet e tyre i uzurpuan. 6 Tetor 2019 fitoi VV-ja. 3 Shkurt 2020 bëhet koalicioni VV-LDK. Q. Kurti rrëzohet pas 7 javësh në pandemi nga PDK, LDK, L. Serbe, AAK, NISMA etj. Fiton Q. A. Hoti, e përkrahur nga të njëjtat parti që e rrëzuan Q. Kurtin. Q. Kurti fiton më 2021. Kurti është kërcënuar kinse ky ka me sjellë Serbinë në Kosovë. … Q. Kurti duhet të bëjë koalicion për President/e vetëm me LDK-në, edhe kjo e fundit më herët ka pësuar si VV-ja nga PDK dhe AAK.
AAK-ja me 7 deputetë kërkon 7 kushte nga VV-ja, si F. Limaj me 3 deputetë kërkonte më shumë poste-pozita se që kishte deputetë. Me këta Albini-VV-ja nuk mund të merret vesh.
Mr. Sci. Ferdane F. Beqiri — Dashec, Skenderaj
E drejta Humanitare dhe Penale Ndërkombëtare – Gjenocidi Serb në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-së më 1999
Prishtinë 2013
f. 126-7 Nga viti 1998 deri më 12 Qershor 1999, janë vrarë gjithsej 8214 civilë dhe 1950 pjesëtarë të vrarë të UÇK-së, kurse pjesëtarë të forcave të Serbisë dhe RFJ-së janë vrarë 853 (Ferdane Beqiri).
Të zhdukur janë 6057 – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – ICRC 2018.
Sipas autores F. Beqiri dhe ICRC-së, të vrarë në Kosovë janë 16.221 persona dhe vetëm 853 serbë.
Bill Clinton: “Në luftën, Ju paqën”.
Bill Clinton: “Nuk kemi mundur t’u lejonim dëbimin apo zhdukjen e një populli të tërë” (20 Nëntor 1999, Athinë).
Në L.I.B. nga radhët e popullsisë civile ishin të vrarë 7%, L.II.B. kishte 17% të vrarë. (Dr. Wayne Anderson, ekspert i ICPT).
Dr. Bernard Kouchner, në ligjëratën “E drejta për ndërhyrje” në Bruksel, ka theksuar se në konfliktin në Kosovë, 86% të viktimave ishin civile (të vrarë).
U vranë 178 familje të tëra me 989 anëtarë (6-52 anëtarë). (Ragip Ballata 2023).
Nuk janë përfshirë familjet që kanë të vrarë 2-5 anëtarë. (Mikel Ndreca 2001).

Ragip Mexhuani
Prishtinë
21.08.2026

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button