Kosova

I shkojnë Kurtit te vetura për t’i kërkuar përgjigje, sigurimi e kap protestuesin për krahësh dhe e zhvendos

Një prej pjesëtarëve të sigurimit të kryeministrit e ka tërhequr për krahësh një protestues që u afrua te vetura pasi Albin Kurti u fut aty, për t’i kërkuar përgjigje për përgjegjësinë politike dhe insitucionale që po kërkojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Disa protestues, pas takimit me kryeprokurorin e shtetit provuan të merrnin përgjigje nga kryeministri për kërkesat e tyre.

“Kryeministër, duam përgjigje”, dëgjohet duke thënë një protestuese ndërsa Kurti futet në veturën zyrtare, siç shihet në një video të publikuar nga Ekonomia Online.

Pasi shoqëruesit e tij të sigurimit u kujdesën që t’ia mbyllin derën shefit të Qeverisë dhe të qëndronin përreth veturës për pak kohë, njëri prej tyre e kapi për krahësh një protestues i cili po tentonte t’i afrohej veturës, duke e zhvendosur fizikisht. Aty ndërhynë disa protestuese.

Vrasja e paralajmëruar e Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj më 25 tetor nxiti protesta në disa qytete të Kosovës dhe kërkesa për llogaridhënie nga institucionet nga të cilat ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button