Fajtorë për shkuarje në zgjedhje të parakohshme 2025-6 ishin: Opozita, Gj. Kushtetuese dhe televizionet me analistë

Nga: Ragip Mexhuani
Partitë opozitare, minati që nuk po fitojnë, po bllokojnë, nuk po i votojnë organet e shtetit, si vitin e kaluar, që 60 herë nuk votuan, nuk hynin në parlament ose bojkotonin. Deputetët janë të obliguar me Kushtetutë me qëndruar dhe me votuar në parlament. Vitin e kaluar Qeveria Kurti kishte marrë 56 vota. VV-ja – Albini patën gabuar që nuk pranuan të formohet një komunë boshnjake-gorane. Kjo popullatë është e treta pas shqiptarëve dhe serbëve. Nuk votuan deputetët boshnjakë-goranë, si: Duda Balje, Adem Hoxha dhe Rasim Demiri. Partitë opozitare, në vend që t’ia jepnin nga një votë Q. Kurti, edhe këta nuk votuan dhe vendi shkoi në zgjedhje. Ashtu, Gj. Kushtetuese e opozitës nuk pranoi votimin e fshehtë në parlament; edhe kjo gjykatë e shkeli Kushtetutën. Para një viti, në Gjermani, Kancelari nuk fitoi me votim të hapur, kurse me votim të fshehtë fitoi disa vota më tepër. Sikur të formohej një komunë boshnjake-gorane dhe të votohej me votim të fshehtë në parlament, vitin që shkoi ishte formuar Q. Kurti dhe Parlamenti. Ashtu, këtë vit, po të ishte propozuar nga VV-ja V. Osmani presidente, ajo do të ishte zgjedhur dhe vendi nuk do të shkonte në zgjedhje. Vjosën do ta votonin VV-ja, L. Guxo, Alternativa, P. Demokristiane, deputetët minoritarë jo serbë, disa deputetë të LDK-së, e ndonjë deputet. Do ta votonin, se deputetët e dinin që, me shkuar në zgjedhje, do të humbnin më shumë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. Opozita po i shfrytëzon gabimet e VV-së. Përçarja e Albinit me Vjosën e ringjalli prapë opozitën. Vitin që shkoi VV-ja me Vjosën fituan 51%, kurse këtë vit VV-ja pa Vjosën zbriti në 47%.
Vlora Çitaku: “Qëllimi ynë ka qenë që VV-ja mos me fituar 50%.” Pas bojkotimeve, mosvotimeve, qëllimi i dytë i partive opozitare është me ardhur prapë në pushtet, edhe në koalicion me VV-në, për ta minuar këtë nga brenda. Për këtë, opozita po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse – barazim të pushtetit.
Vlora Çitaku i drejtohet A. Kurtit: bashkëqeverisje ose jep dorëheqje (24 prill 2026). Pas 4 ditësh, PDK-AAK kërkojnë protesta për rrëzimin e Q. Kurti. Këtyre iu bashkëngjitën edhe krerët e OVL-së. Këta edhe vitin e kaluar iu drejtuan Albinit dhe ministrave mos me hy në zyrat e qeverisë. Albini – VV-ja, edhe kur ishte në opozitë, janë keqtrajtuar, burgosur dhe dënuar, duke protestuar kundër kësaj opozite që ishte në pushtet 20 vjet, e cila e shkatërroi, e uzurpoi dhe e copëtoi këtë vend. Kjo opozitë nuk e votoi as Vetingun, që u pasuruan duke e zhvatur shtetin.
Akademik – Rexhep Qosja: “Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, nuk mund ta shëroni Kosovën. Këta… po mbrojnë korrupsionin.” (27 shkurt 2025, rrjetet sociale).
Edhe shefat e televizioneve me analistë janë të opozitës. P.sh., TV Klan Kosova është në objektet dhe truallin e Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë, që aty punonin 1,517 punëtorë. Kjo fabrikë u ble badihava nga Devollët (Halit Bislimi) më 2010. Ashtu, televizionet me analistë, si: TV7, TV21, TV Dukagjini, TV10, etj., nuk meritojnë me i dëgjuar; e kanë humbur besimin. Ashtu, kur fitoi VV-ja më 2021, prapë Albini, VV-ja u fye, u njollos, u kërcënua dhe u sulmua edhe fizikisht në parlament nga PDK-ja më 25 gusht 2023. Më herët edhe LDK-ja ka pësuar si VV-ja.
V. Osmani, shkaku i VV-së, është prishur me LDK-në, që e patën rrëzuar Q. Kurti: H. Thaçi, I. Mustafa dhe A. Hoti, etj. Këta nuk i ka votuar Vjosa (Thaçin për kryetar, Isën dhe A. Hotin për kryeministër). Nga LDK-ja Thaçin nuk e kanë votuar: Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Anton Çuni dhe Hatim Baxhaku (Flaka Surroi 2020). LDK-ja – Masha e Thaçit (Flaka Surroi 2020). Ngritja e PDK-së në skenën politike të Kosovës u bë falë LDK-së (Flaka Surroi 2016). Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021, nga KQZ-ja dhe Gj. Kushtetuese, Albini nuk ka pasur të drejtë me kandiduar për deputet për shkak të një dënimi. Vjosa me Listën Guxo kishin hyrë në koalicion me VV-në. Si prijëse e Listës VV, Vjosa fiton mbi 300 mijë vota më 2021.
Halil Geci- Grupi i Hashimit dhe Isës: Agim Veliu, Driton Selmanaj, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Bujar Bukoshi, Arben Gashi, Skender Hyseni, Kujtim Shala, etj. (2021).
Me LDK-në VV-ja mund të bëjë koalicion për hatër të atyre që janë për koalicion me VV-në dhe për hir të Kosovës.

