Lajme

Berisha krahason Ramën me Nuredin Dumanin: Fushatë tallava, bullizëm dhe pa vizion – premton bonus për fëmijët dhe politikë të fortë demografike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me gratë dhe kandidatet demokrate, ka bërë thirrje që të injorohet narrativa e kryeministrit Edi Rama në fushatën për zgjedhjet e 11 majit, duke e krahasuar atë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani. Berisha e cilësoi fushatën e Ramës si “tallava, banalitet dhe bullizëm”, ndërsa garantoi një politikë të fortë në mbështetje të familjes shqiptare.

“Nuk është një fushatë me program, por një përpjekje për të kaluar ditën me skandale e retorikë boshe,” tha Berisha, duke theksuar se qytetarët janë të etur të dëgjojnë zgjidhje të vërteta për problemet reale si mirëqenia, arsimi dhe siguria e fëmijëve.

I ndalur te braktisja masive e qyteteve, Berisha përmendi rastin e Ersekës, ku sipas tij popullsia ka rënë nga 27 mijë në vetëm 7 mijë banorë, ndërsa gjatë vitit 2023 është regjistruar vetëm një lindje në qytet. Ai akuzoi qeverinë për indiferencë totale ndaj krizës demografike.

Në këtë kontekst, Berisha prezantoi një paketë mbështetëse për familjet: 70 euro bonus për fëmijën e parë, 60 euro për të dytin, dhe mbulimin e plotë të shpenzimeve deri në moshën 23 vjeç për fëmijën e tretë dhe të katërt.

“Ne po ndërmarrim një politikë demografike shumë të fortë dhe serioze,” deklaroi ai, duke i ftuar demokratët të shtojnë përpjekjet në javët e fundit të fushatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button