Kuriozitete

Akrepat kthehen pas, të dielën do të flini një orë më shumë

Në fund të këtij muaji do t’i ndryshojmë përsëri akrepat e orës.

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa.

Kjo do të thotë se do të kemi një orë shtesë për të fjetur atë natë, por do të errësohet më herët në pasdite.
Ad Banner

Edhe pse heqja e ndryshimeve të orës është diskutuar prej vitesh, një vendim përfundimtar në nivelin e Bashkimit Evropian nuk është marrë ende.

Parlamenti Evropian mbështeti propozimin për të hequr ndryshimet sezonale të orës në vitin 2019, por shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje nëse do ta mbajnë përgjithmonë kohën e verës apo të dimrit.

Pra, të paktën për momentin, do të vazhdojmë t’i ndryshojmë orët dy herë në vit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button