Lajme
Kapet nga policia 17-vjeçari duke drejtuar makinën pa patentë, nis procedimi penal

Një 17-vjeçar është kapur nga policia në flagrancë teksa drejtonte një automjet pa leje drejtimi. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ndaj të miturit është nisur procedimi penal, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Raste të tilla janë shënuar edhe më parë, ku të miturit kanë rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në rrugë, duke qarkulluar pa patentë.
Njoftimi i Policisë:
“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.”
Në vijim të përpjekjeve për rritjen e sigurisë rrugore, autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e ligjit dhe shmangien e sjelljeve të rrezikshme në trafik.