Lajme
Aksident i rëndë në Urën e Tapizës, humb jetën një grua

Një aksident tragjik automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë Urës së Tapizës në Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc të rëndë. Si pasojë e përplasjes, një grua ka humbur jetën.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur të tjerë apo detaje mbi rrethanat e sakta të ngjarjes.
Grupet hetimore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.