
Kryeministri Edi Rama tejkalon një tjetër limit. Përdor edhe fëmijët në fushatë elektorale. Gjatë një takimi në Spille, ku siç u denoncua në media, mësuesit dhe nxënësit ishin dërguar me detyrim, në kete miting, Rama bëri deklarata skandaloze, duke i orientuar fëmijët të kërkojën në motorin e kërkimit, Google fotot e tij nudo.
“Tregon se Rama e ka humbur kontrollin. Nuk e di si do ta gjykojë historia. Madje nga pamjet që shikoj ata fëmijë nuk janë as në moshë për të votuar” thotë Kandidati i PD- ASHM në Vlorë Atird Hoxha në një intervistë për “Syri Tv’. Po pse kjo sjellje e Ramës?
Hoxha e ka një shpjegim: Duke mos pasur program ka ngelur në batakun e situatave aspak të këndshme. Jam i bindur se ata fëmijë nuk kanë as 18 vjeç dhe kjo është shkelje flagrante e ligjit shqiptar dhe e konventave për të drejtat e fëmijëve.
Rama tashmë e ka tejkaluar cdo normë. U kërkon fëmijëve të shikojnë atë nudo. Kjo sjellje nuk është aspak normale për një kryeministër të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së.
Është për të ardhur keq që në diskursin politik shohim këtë gjuhë të urrejtjes. Rama e ka humbur ekuilibrin. Është e papranueshme që të përdorësh fëmijët”
Hoxha thotë se qytetarët e Vlorës kanë mikpritur programin e PD-së, një program i plotë që i dedikohet shqiptarëve për të pasur një të ardhme të mirë këtu, ndryshe nga Rama që në qeverisjen e tij largoi 1.1 milionë shqiptarë.
Qytetarët kanë mikpritur programin e PD-së që i dedikohet qytetarit, fermerit të ndershëm, biznesit të vogël, biznesit të mesëm dhe biznesit të madh që nuk është i përlyer në aferat korruptive të qeverisë” thotë Hoxha.