KryesoreLajme

Tragjedi në Aeroportin e Vlorës: Punëtori humb jetën pas rrëzimit nga lartësia gjatë punimeve

Një punëtor i terminalit të aeroportit të Vlorës humbi jetën pasditen e sotme.

Dorian Hasani 38 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit. “Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’ informoi sot policia e Vlorës.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button