KryesoreLajme
Kryesore

PD në ofensivë elektorale/ Berisha: Premton subvencione dhe garanton mbështetje për biznesin vendas

Teksa zyrtarisht partitë politikë janë në fushatë elektorale për të siguruar mandatet në Kuvendin e ri të Shqipërisë, PD ka intesifikuar takimet në rrethe, me prezantimet e kandidatëve të saj dhe koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për zgjedhjet e 11 majit.

Këtë të enjte, Zyra për Media e PD ka lajmëruar se lideri demokrat Sali Berisha do të jetë në Berat, ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark.
Pavrëisht takimeve intensive në kryeqytet me sipërmarrës, prodhues vendas dhe bizneset e vogla, kryedemokrati Sali Berisha ka një agjendë të ngjeshur pasditen e kësaj të enjteje në rrethe, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

‘Në ora 18:30, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun e Beratit’, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.
Paraditen e kësaj të enjteje, kryetari i PD, Sali Berisha pati takim me prodhuesit e bimëve medicinale, ku i garantoi se do t’i mbështesë me subvencione dhe kompensim të eksporteve, në rast se goditen nga tarifat amerikane, ku gjithashtu tha se do të negociojë me administratën e presidenti Donald Trump.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button