KryesoreLajme

Skema e tenderave publikë/ Si u kanalizuan 13 milionë euro nga Bashkia e Tiranës tek kompania 4AM përmes 5B dhe 5D

Julian Hoxha ka dhënë më shumë detaje nga Kompania ‘4-AM’, e krijuar nga krahu i djathtë i Belinda Ballukut tek Aviacioni Civil, Maksim Et’hemaj, bashkëpunon ngushtësisht me kompanitë e tjera ‘5B’ të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku dhe ‘5D’ e Bashkisë së Tiranës.

4-AM, thekson Hoxhaj, ka përfituar leje për parqe voltaike, të lëshuara nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, dhe që më pas në mënyrë të dyshimtë ka bashkëpunuar me 5B-5D. Sipas Hoxhajt, kompania e ngritur nga babai i ish-drejtorit të IKT, Redi Molla ‘ushqehej’ përmes tendrave publikë të Bashkisë së Tiranës, që kapin vlerën e 13 milionë eurove.

Për Hoxhajn, skema 5D dhe 5B, janë skema të mirë-menduara shtetërore të ngritura në zyrat e PS, me qëllim që fondet publike të kanalizoheshin te pushtetarët.

Është vijim i investigimit të familjarëve të drejtorit të aviacionit civil që përmes familjarëve të tij ka përfituar leje për parqe fotovoltaike nga Balluku. Kompania e familjarëve të Maksim Et’hemaj, ishte e lidhur nga një tjetër kompani që është suporti kryesor nga pikëpamja financiare për parkun fotovoltaik.

Publikimi nga Plug, hedh dritë mbi këtë kompani 4AM, një nga përfituesit kryesore i tenderave të qeverisë. Në periudha të ndryshme kjo kompani ka pasur bashkëpunime të dyshimta. 5B e 5D, kompani të ndërlidhur me këtë kompani, ka pasur për një kohë edhe babin e ndjerë të ish drejtorit të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, ka qenë aksioner. I biri i tij drejtor i UKT, Redi Molla i jepte tendera kompnisë 4AM, nga të dhënat rezulton që këto kompani të ndërlidhura kanë marrë 13 mln euro nga Bashkia e Tiranës.

Skema që ne kemi denoncuar, me 5D e 5B, është e mirëmenduar shtetërore në zyrat e PS. S’ka qenë rastësi, por bashkëpunim dhe ideim i kësaj skeme që fondet publike të kanalizoheshin te pushtetarët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button