Dëmtim shqetësues për Neymar – largohet i përlotur nga fusha

Problemet nuk kanë të ndalur për Neymarin. Sulmuesi brazilian u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm gjysmë ore lojë në sfidën mes Santos dhe Atletico MG, për shkak të një dëmtimi që ngjalli menjëherë frikën te stafi dhe tifozët.
Pamjet treguan Neymarin të përlotur, duke lënë të kuptohet se dëmtimi mund të jetë më serioz nga sa mendohej fillimisht. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa pas analizave mjekësore pritet të ketë më shumë qartësi mbi natyrën dhe kohën e rikuperimit.
Që prej rikthimit te Santos, Neymar ka treguar formë pozitive, duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 3 asistime në 9 paraqitje. Dëmtimi i fundit është një tjetër pengesë në përpjekjet e tij për të rifituar formën më të mirë pas periudhave të gjata me probleme fizike.