Komentet shpërthyese në Facebook ndaj Ramës: ‘Bëj gati valixhet, më 11 maj ikën’

Ndonëse po përpiqet t’i bindë shqiptarët se Shqipëria me të në krye do të ketë zhvillim dhe qytetarët do të përfitojnë nga pasaporta europiane, kryeministri Edi Rama po përballet me një valë reagimesh të ashpra nga qytetarët në rrjetet sociale.
Në një postim të tij në Facebook, ku Rama ka sulmuar Chris LaCivita-n, strategun e fushatës së Donald Trump dhe njëkohësisht mbështetësin e Sali Berishës, komentet e qytetarëve nuk kanë munguar – dhe janë gjithçka përveçse pozitive.
“Të duket vetja shakator, bëj gati valixhet se do ma hash kësaj radhe”, shkruan një qytetar, ndërsa një tjetër i kujton kryeministrit se “Do e shohësh mirë o Edi Rama kush ikën më 11 maj. Ti do ikësh, me turpin më të madh që është njohur ndonjëherë. Të pret Lali Eri ty.”
Mes komenteve thumbuese dhe ironike, qytetarët nuk ngurojnë të shprehin zhgënjimin e thellë për premtimet e pambajtura që lidhen me legalizimet, furnizimin me ujë të pijshëm apo zhvillimin ekonomik të vendit.
“E ndalon dot Partia Socialiste betonizimin e Tiranës?”, pyet një komentues, ndërsa një tjetër shton: “E pijmë dot ujin nga çezma në Tiranë?”
Ndërsa Rama tenton të paraqitet si garant i së ardhmes europiane të Shqipërisë, qytetarët në rrjete sociale duket se janë më skeptikë se kurrë më parë – dhe më të vendosur për të kërkuar ndryshim.
Në pritje të datës 11 maj, ku sipas disa komenteve pritet një ndryshim i madh politik, reagimet ndaj Ramës po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Qytetarët paralajmërojnë: “Këta të dy do të sistemojnë mirë ty…”, duke iu referuar Sali Berishës dhe Chris LaCivita-s.
Situata në rrjet po zien – dhe nëse komentet janë ndonjë tregues, atëherë 11 maji pritet me shumë tension dhe pritshmëri.