Berisha njofton takimin në Vlorë pas pritjes madhështore në Durrës

Pas një pritjeje entuziaste në qytetin bregdetar të Durrësit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar ndalesën e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka bërë me dije se të martën, më 19:00, do të zhvillohet një takim në qytetin e Vlorës, ku do të prezantohen kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
“Të dashur miq, sot ora 19:00 shihemi në Vlorë me prezantimin e kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore,” shkruan ai.
Kujtojmë se një ditë më parë, Berisha u ndal në Durrës, ku u prit nga një numër i madh mbështetësish dhe prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku. Fushata e tij po vijon me ritëm të lartë në disa qytete të vendit, ndërsa synon të mobilizojë mbështetjen për koalicionin që drejton.