Arrestohet në Fier 29-vjeçarja që plagosi bashkëshortin, ende në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Fierit ka vënë në pranga Melisa Hoxhallarin, 29 vjeçe, e shpallur më herët në kërkim për plagosjen e rëndë me armë zjarri të bashkëshortit të saj, Gledian Hoxhallari.
Ngjarja ka ndodhur më 5 janar 2025 në lagjen “Apollonia” të Fierit, ku sipas autoriteteve, Melisa Hoxhallari dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me shtetasin K. B., i cili vijon të jetë në kërkim.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.”
Pas krimit, Melisa Hoxhallari ishte arratisur së bashku me bashkëjetuesin e saj, K. B., i cili mbetet ende i lirë dhe në kërkim nga policia.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.