Lajme

Belind Këlliçi: PD angazhohet për ndërhyrje konkrete në jetën e përditshme të shqiptarëve

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Degën 9 në Tiranë, ku ka theksuar se programi i PD synon ndërhyrje konkrete në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe jo thjesht premtime politike. Ai u shpreh se qytetarët kanë shfaqur “mbështetje të palëkundur, por edhe pakënaqësi të thellë” për mënyrën se si janë trajtuar nga qeveria aktuale gjatë 12 viteve të fundit.

Këlliçi theksoi se një nga angazhimet kryesore të PD është përmirësimi i kushteve të jetesës për pensionistët, të cilët sipas tij, pas një jete kontributesh, tani jetojnë me pensione mizerabël. “Është ulëritëse të konstatosh se pensionistët, pas një jete kontribute, jetojnë sot me pensione mizerabël”, tha ai, duke nënvizuar angazhimin e PD për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh dhe rritjen e pensioneve me 20% brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Këlliçi shtoi se nuk mund të ketë dinjitet pa siguri ekonomike dhe se PD është e vendosur t’i japë fund “neglizhencës ndaj shtresave më të pambrojtura të shoqërisë”. Ai mbylli fjalën e tij me mesazhin se kjo rrugë do të përshkohet “së bashku me qytetarët, për qytetarët”, duke theksuar se PD do të kujdeset për njerëzit jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button