Lajme

Zjarr në katin e 7 të një pallati në Fier, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në katin e 7 të një pallati në lagjen “29 Nëntori”, në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, por ndërhyrja ka hasur në vështirësi për shkak të ngushtësisë së rrugës, e cila ka penguar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse pranë pallatit.

Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve është bërë më e vështirë për shkak të kushteve të pamjaftueshme të infrastrukturës në zonë. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo për dëmet materiale, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button