Lajme

Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, flet nëna e 33-vjeçarit: Fatmiri i kërkoi ndihmë, djalin e kishte masakruar…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua për vdekje nga kunati i tij, pasi dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka bazë në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën.

Në një lidhje telefonike në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, nëna e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje ekskluzive në studio. Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna tha se familja po përjeton një dramë të dyfishtë humbjen e të birit dhe zbulimin e të vërtetës së vonuar, që sipas saj, e nxjerr djalin të pafajshëm.
“Ne në këtë situatë nuk po ndihemi mirë, sepse jemi prindër,” tha ajo për mediat por jemi të qetë sepse drejtësia, më në fund, po vihet në vend. Djali im nuk kishte asnjë lidhje me vajzën. Të gjitha mesazhet që ajo paraqiti dolën të ishin të sajuara. Nuk kishte asnjë provë që e implikonte Erjonin.” tha ajo

E ëma e viktimës theksoi se çdo gjë që 19-vjeçarja kishte deklaruar, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra dhe se viktima u përdor për një histori të paqenë. Sipas saj, hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për abuzim, madje as për pretendimet se ngjarja kishte ndodhur kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.

“Të gjithë telefonat janë në polici. Nuk ka asnjë provë. Vajza komunikonte me persona të tjerë dhe për fajet e saj, ia hodhi djalit tim.” tha ajo

Nëna tregon me trishtim dhe zemërim se vrasësi, kunati i djalit të saj, e kishte thirrur në një vend të izoluar me pretendimin se i ishte prishur makina, dhe se Erjoni, ndonëse në marrëdhënie të ftohta me të, kishte pranuar të shkonte për ndihmë.

“I thanë që Fatmiri ishte tek fabrika e çimentos dhe kërkonte ndihmë. Ne e shtymë që të shkonte, edhe pse nuk flisnin më. Ai shkoi, por aty e priste vdekja. Fatmiri e masakroi djalin tim në fytyrë.”

E prekur thellë, ajo kujton me lot në sy se as nuk iu lejua të shihte trupin e të birit, dhe për herë të parë e pa vetëm një foto gjatë seancës gjyqësore:

“Në gjykatë pashë fotografinë e tij. E kishte bërë copë. Nuk do ta harroj kurrë.” përfundoi nëna e 33-vjeçarit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button