
Një tjetër episod që ra në sy nga takimi elektoral që Sali Berisha zhvilloi sot (18 prill) në tregun artizanal të Krujës, ishte biseda me një turist francez, i cili për ironi të fatit i kujtoi kreut të PD-së, sloganin e kryeministrit Edi Rama për këto zgjedhje: “Shqipëria në BE sa më shpejt” Një tjetër episod që ra në sy nga takimi elektoral që Sali Berisha zhvilloi sot në tregun artizanal të Krujës, ishte biseda me një turist francez, i cili për ironi të fatit i kujtoi kreut të PD-së, sloganin e kryeministrit Edi Rama për këto zgjedhje: “Shqipëria në BE sa më shpejt”.
Komunikimi mes tyre u bë në frengjisht, teksa më herët ai ishte përshëndetut edhe me një turiste spanjolle, që po vizitonte një prej dyqaneve.
Ndërsa francezi i vuri në dukje faktin që Shqipëria të hynte sa më parë në Union, Berisha iu përgjigj se ishte dakord me mendimin e të huajit, por ‘duhet plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme për këtë proces’.