Kosova
Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete në Kuvend, në seancën e mbajtur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi ka uruar Rexhepin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të frytshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Me këtë përgjegjësi të re, ajo ka mundësinë të forcojë bashkëpunimin mes grave deputete, të çojë përpara barazinë gjinore dhe ta bëjë zërin e grave edhe më të fortë në Kuvend. Në takimin e sotëm, Arijetës i urova suksese në detyrën e saj të re, punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm!”, ka shkruar Haxhiu.



