Atentati në Lezhë/ Ekzekutohet me 12 plumba Gjovalin Prendi, lokali i tij ishte shënjestruar edhe më parë

Gjovalin Prendi, ka qënë vetëm në lokal kur një person i veshur me të zeza ka hyrë në ambjentet e biznesit të tij dhe ka qëlluar drejt tij, plot 12 herë me automatik.
Policia, ka gjetur 12 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa Gjovalin Prendi, ka ndëruar jetë në vend.
Një banor i zonës që ndodhej afër lokalit, ka parë makinën e personave teksa largoheshin, ndërsa kur ka hyrë në lokal ka vërejtur në tokë trupin e pajetë të Gjovalin Prendit.
Për policinë dhe prokurorinë e Lezhës, ngjarja lidhet me serinë e përplasjeve kriminale mes grupit të Ylli Brahimit, Ervis Martinaj dhe Roan Brahimit, i cili si pasojë e një sulmi me armë mbeti vetë i vrarë në 9 Maj 2024 në Greqi.
Policia ka sekuestruar makinën e djegur të autorëve, të cilët e kishin braktisur së bashku me dy armë në Fushë-Gjorm. Ndërsa për sa i përket autorëve asnjë person ende nuk dyshohet se mund të ketë marë pjesë në këtë atentat. Lokali që administrohej nga Gjovalin Prendi, është bërë objekt sulmesh dhe dy herë të tjera.
Ku për herë të parë në vitin 2014 në dritaren e lokalit u gjetën 3 fishekë.
Ndërsa në vitin 2020, gjatë kohës së pandemisë “Covid-19” në të njëjtin lokal pati një shpërthim tritoli, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Tashmë pas 5 vite nga kjo ngjarje e rëndë, vritet pronari i lokalit Gjovalin Prendi.
Deri në këtë kohë, të treja ngjarjet kriminale të ndodhura në të njëjtin lokal, nuk janë zbuluar nga policia e Lezhës.