Kosova

Janina Ymeri e quan Kurtin argat të mafisë energjetike

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar shpenzimet për energji elektrike dhe ngecjen e vendit, duke e lidhur këtë me moskalimin e projektligjit për protezat e veteranëve të UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Ymeri ka pretenduar se për energji elektrike shpenzohen mbi një milion euro në ditë.

“Për rrymë shkojnë në ditë mbi 1 milionë euro. Në ditë!”, ka shkruar ajo.

Ymeri ka ngritur edhe pyetjen se ku qëndron “Mafia Energjetike” dhe ku “Protezat e Veteranëve” në arsyetimin e saj për ngecjen politike në vend.

Ajo ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i shërben interesave të asaj që e quan “Mafia Energjetike”.

“Për argatin e Mafisë Energjetike, Kurtin, dihet kush fiton. Protezat e veteranëve nuk kalojnë”, ka shkruar Ymeri.

Ky reagim vjen pasi amendamenti për ndarjen e një milion eurove shtesë për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës nuk mori mbështetjen e Komisionit për Buxhet, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përkrahën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button