Si Të Largoni Pesticidet nga Frutat dhe Perimet: Receta Efektive Me Produkte Shtëpiake

Një regjim i shëndetshëm ushqimor fillon me përzgjedhjen dhe pastrimin e duhur të ushqimeve. Frutat dhe perimet e freskëta të stinës janë burimi kryesor i vitaminave dhe mineraleve, por për fat të keq ato shpesh përmbajnë mbetje pesticidesh që mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
Ekspertët këshillojnë që përpara konsumimit, frutat, perimet dhe barishtet të pastrohen në mënyrë të thellë, por pa përdorur detergjentë apo kimikate shtesë. Sipas AgroWeb.org, një nga mënyrat më të sigurta dhe natyrale për të pastruar prodhimet bujqësore është një solucion shtëpiak i përbërë nga uthull, ujë dhe lëng limoni.
Pastrimi i Frutave dhe Perimeve
Për përgatitjen e këtij solucioni ju nevojiten:
Një shishe spërkatëse
1 filxhan çaji uthull të bardhë
4 filxhanë ujë
1 lugë gjelle lëng limoni
Përzieni të gjitha përbërësit në shishen spërkatëse dhe tundeni mirë. Vendosni frutat dhe perimet në një kullesë dhe spërkatini me solucionin. Lërini të qëndrojnë 2-5 minuta, më pas shpëlajini me ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Përdorni një furçë për perimet me lëkurë të trashë dhe në fund, thajini me letër kuzhine.
Pastrimi i Barishteve
Barishtet janë më të ndjeshme dhe kërkojnë më shumë kujdes. Vendosini në një enë qelqi dhe shtoni:
1 filxhan uthull për çdo 4 filxhanë ujë
1 lugë gjelle kripë
Lërini të qëndrojnë 2-5 minuta, më pas kullojini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm. Thajini me kujdes përpara konsumit. Kujdes: mos i fusni në frigorifer të lagura, pasi kjo shpejton prishjen e tyre.
Me këtë metodë të thjeshtë dhe të sigurt, ju mund të mbroni shëndetin tuaj dhe të familjes nga efektet e pesticideve, pa shpenzuar para për produkte të shtrenjta pastrimi.