Kosova
LDK kërkon votim për kryetar të Kuvendit: Jehona Lushaku – Sadriu bën thirrje për respektim të Kushtetutës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka bërë thirrje që të respektohet afati i fundit i dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe të vihet në rend dite votimi për kryetarin e Kuvendit.
“Në emër të LDK-së kemi vetëm një kërkesë të vetme, që sot në afatin e fundit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese të kemi mundësinë të votojmë për propozimin për kryetar të Kuvendit”, theksoi ajo.
Lushaku – Sadriu kërkoi gjithashtu që të mos shkelet Kushtetuta dhe që Kuvendi të rikthehet në rendin e ditës, në mënyrë që vendi të dalë nga bllokada institucionale që po zvarritet prej javësh.