Kosova

Deputetja më e re në Kuvend, Sala Jashari, fjalim të fuqishëm mes krizës parlamentare: “Thirrje për drejtësi dhe zgjim demokratik”

Deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës, Sala Jashari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka mbajtur një fjalim të fuqishëm nga salla plenare, pas dështimit të seancës së 53-të konstituive për formimin e institucioneve të reja.

Me një ton të vendosur, Jashari shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e saj ndaj situatës së krijuar, ndërsa theksoi se prania e saj në foltore nuk është pjesë e një mbledhjeje të zakonshme parlamentare, por një akt proteste dhe thirrjeje publike.

“Ne, partitë tjera, vazhdojmë me këtë seancë protestuese. Më lejoni që sot, si deputetja më e re në Kuvend, ta shfrytëzoj të drejtën për të folur, jo në një mbledhje të zakonshme parlamentare, por një thirrje publike për drejtësi, për një zgjim të thellë demokratik”, deklaroi ajo.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur vendi po përjeton krizën më të thellë institucionale në vitet e fundit, me plot 53 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, dhe teksa është paralajmëruar se seanca e 54-të do të mbahet po sonte, në orën 22:00.

Fjalimi i Jasharit është pritur me interes të madh në opinionin publik, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes si zëri i një brezi të ri politik, që kërkon ndryshim, transparencë dhe rikthim të funksionimit demokratik në institucionet e vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button