Kosova
Kuvendi i Kosovës mban sonte seancën e radhës pas dështimit të 53-të radhazi

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet sonte (e premte), duke filluar nga ora 22:00.
Kjo vjen pas dështimit të seancës së paraparë për orën 14:00, e cila, ashtu si 52 herët e mëparshme, nuk arriti të çojë përpara konstituimin e Kuvendit.
Ngërçi institucional vazhdon prej javësh, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e shumicës dhe ndarjen e posteve kyçe. Të gjitha shpresat tashmë janë përqendruar në seancën e sotme në mbrëmje, ku mbetet të shihet nëse do të ketë përparim në zhbllokimin e situatës politike.