Rajoni

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se në lokalin në pronësi të tij organizonte lojëra fati si dhe shiste kokainë.

Gjatë operacionit të koduar “Game Over” gjatë kontrolleve në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme në këtë ambient, shkruan rtsh.al.

Nga verifikimet rezultoi se edhe lokali nuk ishte i regjistruar në organet kompetente. Për rastin policia arrestoi në flagrancë 26-vjeçarin G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaritë e paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button