Kosova

Lahi Brahimaj kujton Luan Haradinajn: Ishim më shumë se nip e dajë, kemi qenë bashkëluftëtarë

Lahi Brahimaj ka kujtuar nipin e tij, dëshmorin Luan Haradinaj, në 29-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebok, Brahimaj tha se Luanin nuk e kishte veç nip, por edhe bashkëluftëtarë, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se lidhja e tij me Luanin ishte unike, megjithatë, thekson se prita në Qafë Mullar e ndau fizikisht nga ai.

“Por amaneti yt për liri vazhdoi duke u bërë frymëzim për mijëra djem e vajza të UÇK-së që jetësuan ëndrrën e madhe për lirinë e Kosovës. Ende i kam të freskëta rrugët që i merrnim për Shqipëri, organizimet dhe fillimet e celulave të para të UÇK-së. Luan, ti mbete gjithmonë i ri, deri sa ne po plakemi çdo ditë me kujtimet e tua! Daja yt, Lahia”, ka shkruar ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button