Rajoni

Rama lidh protestat me integrimin në BE: Nuk është rastësi që këtu plas flaka

Kryeministri Edi Rama ka lidhur protestat e ditëve të fundit me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke pretenduar se shpërthimi i tyre në një moment kur vendi po përparon në procesin e integrimit nuk është rastësi. Në reagimin e tij, Rama i cilësoi ngjarjet si një “provë të karakterit” të shqiptarëve dhe një pengesë artificiale përpara ambicies europiane të vendit. Megjithatë, kreu i qeverisë pranoi se studentët, sipërmarrësit dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ndërsa theksoi se problemet ekzistuese duhet të adresohen.

“Nuk e duan Shqipërinë të lirë, në zgjedhjen e saj të lirë për të qenë aty së bashku me popujt e tjerë, së bashku me shtetet e tjera të Bashkimit Europian. A ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sapo Shqipëria mbyll një tjetër kapitull, sapo Shqipëria afrohet më shumë drejt asaj ambicieje, drejt atij objektivi historik, këtu plas flaka?”

Sipas tij, kjo nuk është aspak rastësi.

“E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është një provë, është një sprovë, është një test i karakterit tonë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese të madhe që na është vënë përpara, krejt artificiale. Ndërkohë që po, studentët, sipërmarrësit, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, prindërit e tyre kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Ndërkohë që po, problemet janë aty, duhen adresuar. Ndërkohë që po, jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë, me aq sa mundemi, duke u përpjekur çdo ditë të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë.”-tha Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button