Kosova

Johann Saathoff në Kosovë: Gjermania rrit mbështetjen për zhvillimin ekonomik

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.

Gjatë qëndrimit, të premten, ai do të vizitojë Iniciativën Kryesore Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP) – një projekt model i përkushtuar ndaj ndërmarrësisë, inovacionit, zhvillimit të bizneseve dhe ngritjes së aftësive profesionale.

Programi përfshin një sesion informues dhe vizita në kompani që veprojnë brenda parkut, duke nënvizuar rëndësinë e ITP-së si qendër e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik.

Pas vizitës në terren, në hapësirat e projektit do të mbahet edhe një konferencë për media, ku Sekretari Parlamentar i Shtetit do të mbajë një deklaratë dhe do të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Kjo vizitë, sipas Ambasadës, tregon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe për të forcuar bashkëpunimin bilateral me Kosovën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button