Bota
Zelenskyy: Takimi me Putinin mund të mbahet në Zvicër, Austri ose Turqi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përmendur tre vende si të mundshme për mbajtjen e një takimi ballë për ballë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai tha se Zvicra dhe Austria janë pranuar si opsione të përshtatshme për shkak të neutralitetit të tyre, ndërsa nuk e përjashtoi as Turqinë, të cilën e cilësoi si vend të NATO-s dhe pjesë të Evropës.
“Ne besojmë se është e drejtë dhe evropianët e theksuan këtë, që takimi të mbahet në Evropën neutrale. Sepse ka një luftë në Ukrainë dhe në kontinentin evropian. Unë thashë se jemi dakord. Në Zvicër, Austri jemi dakord”, deklaroi Zelenskyy gjatë një bisede me gazetarët, sipas agjencisë “Interfax”.
Zelenskyy shtoi se edhe Turqia mund të shërbejë si vend nikoqir për bisedimet e mundshme.