Renditja më e re e UEFA-s: Ballkani klubi më i lartë kosovar në Evropë

UEFA ka publikuar renditjen më të re të klubeve evropiane, ku nuk mungojnë as ekipet kosovare. Sipas listës së fundit, Ballkani nga Suhareka mban pozitën më të lartë mes klubeve të Kosovës, duke u renditur i 163-ti me 8000 pikë, falë pjesëmarrjes së tij katër herë radhazi në garat evropiane.
Pas Ballkanit renditet Drita, kampionia aktuale e Kosovës, në vendin e 190-të, me 1000 pikë më pak se ekipi nga Suhareka. Ndërkohë, Prishtina zë vendin e tretë për klubet kosovare, e renditur 333-të, ndërsa Llapi ndodhet i katërti në vendin 339.
Ekipet e tjera kosovare në renditjen e UEFA-s janë: Malisheva (373), Dukagjini (374) dhe Gjilani (375).
Pozitat e klubeve kosovare mund të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, varësisht nga performanca e tyre në garat evropiane.